“Në Dibër ka pasur një bandë”- Luan Haka flet pasi humbi zgjedhjet për kryetar bashkie

0
“Në Dibër ka pasur një bandë”- Luan Haka flet pasi humbi zgjedhjet për kryetar bashkie
Gjigandi

Luan Haka kandidati i PD për kryetar bashkie në Dibër thotë së një bandë ka qenë e pranishme, duke bërë që ai të mos fitonte zgjedhjet.

Në një deklaratë për gazetarët para nisjes së mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve Haka hodhi dyshimet se në Dibër  janë blerë votat.

“Me atë bandë që ka qenë në Dibër, të gjithë ministrat kanë qenë në Dibër dhe e dinë të gjithë sa është bërë pagesa për një votë në Dibër.

Basha ka bërë fushatë.  Pse Basha duhet ta mbrojë votën në Dibër? E gjithë administrata ishte në Dibër. Kjo nuk është dorëzim, por vazhdimi i një beteje.”

, tha Haka.

RonaTyra

Luan Haka në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit u rendit i treti, duke marrë 4437 vota. Zgjedhjet per kryetar bashkie ne Diber i fitoi kandidati i PS, Rahim Spahiu i cili mori 13995 vota. Ndërsa kandidati i Shtepise se Lirise, Premtim Kryemadhi u rendit i dyti me 4478 vota.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu