Ndryshimi i sistemit vendoset me 30 korrik, Murrizi: Të hapen listat dhe të hiqen koalicionet parazgjedhore

0
Gjigandi

Kërkesa e opozitës në Kuvend për ndryshimin e sistemit dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore do të marrë përgjigje me votë në seancën plenare të 30 korrikut. 

Në mbledhjen e parë, që i paraprin raportimeve maratonë në gjithë muajin korrik ku Këshilli i Legjislacionit do të zhvillojnë seanca dëgjimore me përfaqësuesit e shoqërisë civile, botës akademike, institucioneve shtetërore dhe partnerët ndërkombëtarë, Murrizi në emër të 29 deputetëve firmëtarë kërkoi hapjen e listave, prag prej 5% dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Edhe pse vetë e ka firmosur projektligjin, deputeti i pakicës Edmond Stojku e kishte kuptuar që pragu prej 5% nuk i jep atij asnjë shans për të hyrë sërish në Parlament.

Duke e cilësuar ndryshimin e sistemit si një epokë e re pas tranzicionit, për deputetët që zunë karriget bosh pasi dogjën mandatet PD dhe LSI, kjo periudhë është me e rëndësishmja për ta.

Edhe pse këta deputetë kanë shprehur dëshirën për të ndryshuar sistemin, kryeparlamentarit Ruçi ju desh t’u mësonte rregulloren e Kuvendit.

RonaTyra

Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve vendosi që 4 institucionalistët që do të merren me shqyrtimin e kërkesës për ndryshimin e Kushtetutës do të jenë Erind Mërkuri, Adea Pirdeni, Ilir Rusmaili si dhe Elira Kokona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu