“Ndizet” Morina me me flamuj shqiptarë e kosovarë, ja si pritet Presidenti Thaçi

0
Gjigandi

Dhjetëra qytetarë nga vende të shumta kanë shkuar në pikën kufitare në Morinë për të pritur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po kthehet në vendin e tij nga Haga pas intervistimit katër ditor që kishte nga Dhomat e Specializuara.

Presidenti Thaçi ka njoftuar përmes Facebook’ut se ka arritur në Tiranë. Ai ka shkruar se nesër në ora 20:00 do të flasë për intervistimin e tij në Hagë.

“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tone”, ka shkruar presidenti.

Presidenti Thaçi është intervistuar për katër ditë në Dhomat e Specializuara lidhur me akuzat që janë drejtuar ndaj tij nga Prokuroria Speciale, ende të pangritura nga Gjykata Speciale.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu