Ndezi zjarr në pronë shtetërore/ Arrestohet në flagrancë 59-vjeçari në Gjirokastër

0
Ndezi zjarr në pronë shtetërore/ Arrestohet në flagrancë 59-vjeçari në Gjirokastër
Gjigandi

Ndezi zjarr në pronë shtetërore me qëllim hapjen e kullotave, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari.

Policia bën me dije se u arrestuan në flagrancë shtetasi I. M., 59 vjeç, banues në fshatin Plesat, Gjirokastër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi ka ndezur zjarr në pronë shtetërore, në vendin e quajtur “Kulla”, në fshatin Plesat, Gjirokastër dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egra.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu