Ndeshja e futbollit kthehet në luftë, 2 të vrarë dhe 100 të plagosur

Tifozët ultras njihen për trazira dhe incidente në stadiume, por në Marok përplasja mes mbështetësve të ekipeve i ka kaluar kufijtë e një ndeshje futbolli. Incidenti ka ndodhur gjatë ndeshjes Raja Casablanca dhe Chabab Rif Hoceima, ku dy grupe përleshën mes tyre aq ashpër saqë shkaktuan dy të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.

 

Kanë qenë dy grupet e mëdha “Green boys” dhe “Ultras Eagles” ata që tensionuan situatën, duke hapur edhe zjarr mes tyre. Kaosi i shkaktuar i ka detyruar tifozët të shtrydhnin njëri-tjetrin në rrjetat dhe muret e stadiumit në përpjekje për t’i shpëtuar dhunës.

 

Kjo nuk është hera e parë që ka probleme mes dy grupeve të tifozëve Raja. Disa vjet më parë ka pasur shumë incidente mes tifozëve të “Green boys” dhe “Ultras Eagles”, por jo me viktima.

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *