Ndërpritet mbledhja e Këshillit Politik për Reformën/ Debate të forta mes Gjiknurit, Vasilit e Bylykbashit

0
Gjigandi

Takimi i Këshillit Politik, ku janë prezent edhe përfaqësuesit e opozitës së bashkuar Petrit Vasili e Oerd Bylykbashi ka pasur debate, ku këta dy të fundit janë përplasur me bashkëkryetarin Damian Gjiknurin. Për këtë arsye mbledhja e Këshillit Politik për Reformën është ndërprerë.

Shkak i debatit u bë fakti se opozita jashtëparlamentare kërkon që mazhoranca të sqarojë pozicionin e saj politik lidhur me deklarimet e kryeministrit një ditë më parë.

Bylykbashi dhe Vasili kanë akuzuar Gjiknurin për sabotimin e konsensusit nga kryeministri.

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore u mblodh sot për herë të parë fizikisht pas shpërthimit të pandemisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu