Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare profesori i mirënjohur shqiptar, Refik Kadija

0
Gjigandi

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm.

Profesori i letërsisë angleze, Refik Kadija është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas një dhimbje të madhe, jo vetëm te familjarët e tij por te të gjithë kolegët, studentët dhe të gjithë ata, që gjatë jetës së tyre janë ndeshur sikur qoftë njëherë me veprat e tij.

Refik Kadija ishte një nga arsimtarët e dalluar që sa e sa brezave u mësoi gjuhën e Shekspirit.

Ashtu si dhe miqtë e përshkruajnë, Kadija ishte profesori i cili vraponte për të kapur urbanin dhe për të qenë në auditor më herët që t’u jepte brezave të rinj nga dija e tij.

Refik Kadija ka lindur në Shkodër në vitin 1941. Gjatë karrierës së tij të begatshme pedagogjike, akademike dhe shkencore është marrë jo vetëm me mësimdhënie, por ka shkruar edhe libra, monografi, punime shkencore dhe profesionale, ka përkthyer disa vepra të letërsisë angleze, si dhe ka marrë pjesë në një mori kongresesh, simpoziumesh dhe konferencash shkencore jashë vendit.

RonaTyra

Profesor Kadija ka qenë një ndër anglistët e parë dhe më të shquar në botën shqiptare dhe një ndër themeluesit e Departamentit të anglishtes në Universitetin e Tiranës.

Refik Kadija ka qenë nga ata talente shumëfishe që kanë pasur fushëveprimtari shumë të gjerë, të begatë dhe që veprimtarinë e tyre e kanë shprehur në forma të nduarduarshme shkencore dhe akademike.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu