Ndahet nga jeta epidemiologu i njohur shqiptar

0
Gjigandi

Është ndarë nga jeta ditën e sotme epidemiologu i njohur shqiptar, Ibrahim Luloçi.

Lajmi është bërë i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik, ku me anë të një mesazhi në “Facebook” se doktor Luçi ishte një epidemiolog me shumë eksperiencë, pasi punoi për shumë vite pranë repartit të mikrobeve aerogene, duke drejtuar disa fushata vaksinimi që nga Variola në vitin 1972 deri tek poliometili, fushatat massive të Fruthit dhe Rubeolës në vitet 2000-2001.

“Instituti i Shëndetit Publik humbet një personalitet në fushën e imunizimit. Ndahet nga jeta Dr.Ibrahim Luloçi, i njohur ndryshe si Dr. Mimi. Si epidemiolog me shumë eksperiencë, ai punoi për shumë vite pranë repartit të mikrobeve aerogene duke drejtuar disa fushata vaksinimi që nga Variola në vitin 1972 deri tek poliomieliti, fushatat masive të Fruthit dhe Rubeolës në vitet 2000 -2001.
Dr. Luloçi ishte themeluesi i programit te zgjeruar të vaksinimit dhe së bashku me kolegët e tjerë krijuan depon e parë moderne frigoriferike në vend për ruajtjen e vaksinave.
U prehsh në paqe Dr. Mimi! Respekt dhe mirënjohje nga i gjithë stafi i ISHP-së”, thuhet në mesazhin e Institutit të Shëndetit Publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu