Napoli-Mertens, vjen lajmi i madh para finales së Kupës

0
Gjigandi

Dries Mertens është qendërsulmuesi “i ri” i Napolit për dy vitet e ardhshme (të paktën). Marrëveshja me presidentin Aurelio De Laurentiis u vërtetua, por edhe u zyrtarizua me firmën në kontratë, e cila është hedhur disa minuta më parë në Romë, në hotelin që po akomodon ekipin, i gatshëm për të dalë në fushën e “Olimpico” për një sfidë shumë të rëndësishme, finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit.

Fotoja e publikuar zbulon gjithçka. Belgu pozon teksa shtrëngon duart me De Laurentiis. “Martesa” është zgjatur, dërkohë që fotot e para nga rinovimi dëshmojnë atmosferën e kënaqshme që mbretëron te Napoli para një finaleje, që i jep kuptim sezonit. Mertens do të mbetet te skuadra napoletane edhe pas shtatë vitesh aty dhe 122 golave të shënuar.

Kjo shifër e bën atë golashënuesin kryesor në historinë e klubit. Presidenti De Laurentiis ka shkruar gati me “eksitim” në Twitter, sepse evitoi një pretendent të forte si Interi në këtë rast: “Të gëzuar që do të jemi bashkë më gjatë. Rroftë Dries!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu