Naomi Watts i hakmerret fanses që e fotografoi fshehurazi

Yjet e Hollywood-it janë shpesh cak i paparacëve, por edhe të kalimtarëve të rastit, të cilët i fotografojnë në vendet publike dhe fotot i publikojnë në rrjetet shoqërore.

Aktorja Naomi Watts iu hakmor një fanseje të saj, e cila e fotografoi në një metro.

“E bukura Naomi Watts sot në hekurudhën nëntokësore”, kishte shkruar Aubrey Lofgren krahas fotos në Instagram, në të cilën Naomi qëndronte ulur duke shikuar telefonin e saj.

Por, ajo për të cilën fansja nuk dinte ishte se Naomi në të njëjtën kohë e fotografoi atë dhe foton e publikoi në Instagram-in e saj.

“Mendon se je fshehur? Je kapur!”, ishte komenti i Naomi.

Është interesante se kjo ngjarje ka ndodhur në maj të vitit të kaluar, por një përdorues i Twitter-it vetëm sot e zbuloi lidhjen ndërmjet dy fotografive. Natyrisht, nuk vonoi shumë dhe të dy fotografitë u shpërndanë në rrjetet shoqërore.

Watts nuk është e para që ka bërë një “hakmarrje” të tillë. Aktori Cole Sprouse, i njohur në filmin “Miqtë”, ka faqen “Camera Duels” në Instagram, në të cilën rregullisht publikon fotografo të fansave, të cilët e fotografojnë në publik.

Kontrolloni gjithashtu

Mozzik përfundoi në gjykatë!

Nuk thotë kot që kur je me pushime gjëja më me vlerë që mund të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *