Naim Abazi: Mbulesa nuk është e jona, nuk jem arab!

12

Naim Abazi në një intervistë për emisionin “Mirage” foli hapur për humanistin, Halil Kastrati, shkruan GazetaBlic.

Abazi u shpreh se Kastrati ndërton me paratë e të tjerëve, madje pas reagimeve të shumta në rrjete sociale, ai doli edhe me një sqarim tjetër.

Këngëtari gjithashtu foli edhe për fenë duke dhënë mendimin e tij rreth kësaj dhe se çfarë duhet të bëjmë.

“Nëse kundërshtarët fetarë të tarikateve të ndryshme me trurin e tyre marrin vendime dhe guxime për të shkruar diçka që nuk dijnë as ta mbrojnë atëherë ne si shoqëri, përfundimisht, që të ecim me hapin e amerikanëve, francëve, gjermanëve, italianëve, këtyre që udhëheqin botën, që sigurisht janë larg më të mençur se bota lindore, arbët dhe turqit.

Dhe ne nëse pretendojmë atë hap, duhet të shkojmë drejt hapit të tyre, duke mësuar, lexuar, punuar, përparuar, në asnjë mënyrë kurrfarë filozofie dekadente që pretendon mbulesën, mbulesa nuk është e jona, që pretendon që ne të dukemi më shumë arab, sesa evropian, tek unë sigurisht nuk do të kalojë”, u shpreh Naim Abazi

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz
You might also like
Comments