Nadal: Është një turne që e dashuroj

15

Rafael Nadal duket se është gati për të debutuar nesër në turneun Masters të Mobtekarlos, ku është kampion në fuqi, turne ku ka triumfuar plot 10 herë në karrierën e tij. Ky është turneu që çel sfidat në fushat me dhè, sipërfaqja e preferuar e tenistit spanjoll, numri 1 në botë, që duhet të fitojë për të ruajtur edhe kreun e renditjes botërore.

“Ndihem mirë fizikisht, jam stërvitur rregullisht dhe shpresoj që të bëj një paraqitje të mirë në Montekarlo. Është një turne që e dashuroj, një sipërfaqe ku ndihem mirë dhe objektivi është të shkoj sa më larg, duke qenë se është turneu i parë që luaj pas kaq muajsh”, tha Nadal. “Jam stërvitur me intensitet dhe kam zhvilluar lojëra të mira dhe do të shfrytëzoj edhe këto dy ditë pushim deri në sfidën e parë. Nuk kam luajtur shumë për të kuptuar nëse jam në 100% të formës, por kam një ndjesi të mirë. Kam luajtur disa sete të plota, por ky është turneu i parë në fushat me dhe dhe gjithnjë ka surpriza. Nëse jam i përqendruar mund të bëj një paraqitje të mirë dhe shpresoj të shkoj deri në finale”, deklaroi Nadal.

You might also like
Comments