Murrizi: Taksidarët gjobisin biznset sipas urdhrit që jep sulltani në Facebook

0
Gjigandi

Shumë biznese ndodhen në vështirësi pas mbylljes së aktiviteve për rreth 2 muaj për shkak të pandemisë Covid-19.

Lidhur me këtë fakt, deputeti Myslim Murrizi, tha gjatë fjalës së tij në parlament se megjithëse në krizë, qeveria nuk u ka lehtësuar taksat qytetarëve dhe bizneseve.

Ai tha se taksidarët gjobisin bizneset sipas urdhrit të sulltanit që jep në Facebook.

Myslim Murrizi: “Asnjë gjë nuk i keni hequr nga barra fiskale. Asnjë taksë lokale nuk i keni përjashtuar qytetarëve. Ditë për ditë taksidarët gjobisin sipas urdhurit të sullnanit që jep në Facebook në darkë dhe mësyjnë këta në sabah në çdo dyqan edhe pse janë të mbyllura. 

A e dini që subjeketet edhe pse kanë mbyllur qepenat që prej 10 marsit, paguajnë faturat e energjisë elektrike afrofe me miliona lekë njësoj si vitin e shkuar. Sepse rrezikohen punonjësit e KESH-it t’i kapë koronavirusi. A e dini që 170 mijë shqiptarëve që u premtuar pagë lufte vetëm 83 mijë kanë marrë deri më tani.”

RonaTyra

Megjithatë, Murrizi shprehet skeptik sepse nga ana e qeverisë nuk ka patur transparencë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu