Murrizi: Marrëveshja e 5 qershorit është betonizim i paktit të 21 prillit 2008

0
Gjigandi

Deputeti Myslim Murriz edhe një herë ka shprehur qëndrimin e tij kundër miratimit në kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit.

Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi është shprehur se kjo marrëveshje nuk është gjë tjetër veçse betonizimi i paktit të 21 prillit në vitin 2008.
“74 deputetë nga ju, 23 nga ky krahu ktej i kanë dhënë 97 vota pro marrëveshjes së 5 qershorit. Disa për Lulin dhe disa për futjen në BE. Dhe besoj se nga votat e tyre besoj unë do ulet Shqipëria në BE. Unë kam votu kundër. Kodi Zgjedhor është një kod që i hy në punë Shqiptarëve ndërsa 5 qershori vetëm tre kryetarëve. Duhet ët kishte brenda rekomandimet e OSBE/ODHIRI. 5 qershori dhe kodi zgjedhor janë mijëra km larg. Nën ortakllikut e 14 janarit nënë godinën e Pallatit të Kongreseve. 5 qershori është noterizim i 2008 si pazar i 21 prillit të 2008. Për të mos e ndërruar. Ta gëzoni 5 qershorin, mirë do ishte ta quanit marrëveshja e 1 qershorit. Është betonizim i 21 prillit të 2008. Shpresoj të përçahet me 30 qershor. Halli i 5 qershorit nuk është hall kodi e zgjedhjesh. Nën rreshtat e 5 qershorit është Reforma në Drejtësi. Kërkon të mbrojë në pikën e fundit të tij. I fshiheni daljes para qytetarëve. Është alibi. Kur t’ju shkojë fleta nga SPAK-u. E përshëndes deklaratën e Yuri Kim, që unë në këtë sallë kam kërkuar. Ai 5 qershor është rreziku që në sallë të vijnë kontigjentë që i pret SPAKU. Halli i vërtetë i pikës së fundit tek 5 qershori, ku thuhet të kenë imunitet që të mos i hiqet kampionit që të dali para drejtësisë. E keni kopjuar njëri tjetrin në kto 30 vite. Marrëveshje apo pazare prej 30 vitesh kanë parë plotë.”

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu