Muriqi flet për të ardhmen, pasi e duan shumë klube evropiane

0
Gjigandi

Sulmuesi Vedat Muriqi ka këmbëngulur se e ardhmja e vet është në duart e Fenerbahces, duke thënë se së pari vjen dëshira e klubit pastaj e vet lojtarit. Shumë klube evropiane janë të etura ta kenë atë në skuadër, por Muriqi thekson se do t’ia lërë klubit të vendosë për të.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës Muriqi ka pasur një rritje të jashtëzakonshme në dy sezonet e fundit, duke shkëlqyer në Superligën e Turqisë me Rizesporin dhe Fenerbahcen.

Muriqi iu bashkua Fenerbahces nga Rizespor gjatë verës së 2019-s për 3.5 milionë euro, por pas paraqitjeve mbresëlënëse për ekipin kombëtar të Kosovës dhe Fenerin në sezonin e tij të parë te gjiganti turk, vlera e tij në treg u rrit shumë.

Muriqi e barti formën e lartë nga Rizespori në Fenerbahce, duke e vazhduar shkëlqimin me 15 gola dhe gjashtë asiste në 28 paraqitje këtë sezon para se pandemia koronavirus ta pezullonte futbollin.

Raportohet se Tottenhami i Jose Mourinhos është ndër klubet më të interesuara për të, bashkë me disa klube të tjera nga Premierliga.

RonaTyra

Sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport, trajner i Lazios, Simone Inzaghi, është në kërkim të një sulmuesi tash e një kohë dhe pasi e dështoi transferimi i Olivier Giroud nga Chelsea në janar, ai e ka kthyer vëmendjen kah Muriqi.

Por 26-vjeçari nuk ka dashur të flasë për të ardhmen e vet, edhe pse ia ka lënë klubit të vendosë.

“Unë jam te klubi më i madh të Turqi. Nuk flas dot për merkaton. Kam kontratë 3-vjeçare dhe gjithçka varet nga klubi. Ai vendos, unë jam adhurues dhe tifoz i Fenerbahces. Në fillim është dëshira e klubit, pastaj dëshira e Muriqit”, tha Muriqi për Supersport.

“Interesim nga Milani dhe Interi? Është krenari të më krahasojnë me një sulmues si Ibra. Nuk jam unë ai që flas për transferimet. Dëshira ime nuk vlen, sepse fjalën kryesore e thotë klubi. Do të jap maksimumin deri në fund të kontratës”, shtoi ai. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu