Munishi: Kur po barazon Ballkani po gëzohet e gjithë Kosova!

0
Gjigandi

Skuadra e Ballkanit në ndeshjet e fundit nuk ka pasur rezultat pozitiv, duke e humbur kështu pozitën e parë në Superligë.

E këtë gjë e ka komentuar trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi në “RTV Dukagjini”, e ku ka thënë se nëse klubi i tij barazon atëherë e gjithë Kosova gëzohet.

“Një kohë Manchester United bënte kërrdi në Angli dhe kur humbiste Manchesteri gëzohej e gjithë Anglia. Kështu jemi bërë edhe ne në Kosovë, kur po barazojmë, e cila për ne është sikurse humbje po gëzohet e gjithë Kosova”, tha Munishi.

Skuadra e Ballkanit tani po mbanë pozitën e tretë në Superligë ku ka vetëm një pikë më pak se Prishtina dhe tri pikë më pak se Drita.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu