Mungesat prej koronavirusit/ Karteli i dëshpëruar i El Chapo kërkon kimistë për prodhim metamfetamine

0
Gjigandi

Kartelet e dëshpëruara meksikane kanë nisur të punësojnë kimistë për të prodhuar më shumë droga, teksa izolimi i koronavirusit ka gjymtuar biznesin e tyre.

Kompanitë në Vuhan më parë shpërndanin sasi gjigande kimikatesh në të gjithë botën, duke përfshirë dhe ingredientët për krijimin e fentanil dhe opioidëve të tjerë të prodhuar në mënyrë sintetike.
Kartelet meksikane duke përfshirë dhe atë të El Chapos, Sinaloa po fokusohen më shumë te fentanil në vitet e fundit pasi është më i lirë se heroina dhe më i thjeshtë për t’u prodhuar.
Por eksportet kineze kanë rënë në mënyrë dramatike që prej nisjes së bllokimeve të koronavirusit.
Duke diskutuar çështjen e kufirit të SHBA me Meksikën, Robert Almonte, ekspert i karteleve dhe marshall federal në SHBA, tha: “Ata përfitonin nga trafiku i madh i mjeteve me vendin tonë në pikat e hyrjes. Por tani me uljen e trafikut kufitar ata nuk mund të maskohen.”
Duke iu referuar importeve nga Kina, Almonte shton: “Edhe fentanil ka mbaruar tashmë … dhe ata nuk po arrijnë të gjejnë kimikatet e nevojshme për të prodhuar metamfetamina apo fentanil. Prandaj disa kartele drogash po marrin në punë kimistë për të krijuar kimikatet e nevojshme me të cilat prodhohen metamfetima e fentanil.”
Dy djemtë e El Chapos kanë marrë drejtimin e kartelit mizor të të atit, që prej arrestimit të tij vitin e shkuar. Ata kanë vendosur karantinën e tyre të koronavirusit në Sinaloa.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu