“Muaj mjalti” në kohën e koronavirusit

0
Gjigandi

Katër ditë “muaj mjalti” në kohën e koronavirusit.

Drenor Osmanaj mbajti flamurin në dasmën e vet. Edona Krasniqit i shkoi në shtëpi që ta merrte për nuse. Krushqit e vetëm: Ai dhe prindërit. Makina e vetme e tre dasmorëve: Edhe “kerr i flamurit”, edhe “kerr i nuses”. Flamuri: Kuqezi.

“Rrugës për te shtëpia e nuses, flamurin e mbajti Drenori. Kah u kthyem ia mora flamurin unë se ai ishte me nusen mbrapa”, tregon me qeshje babai Ilir Osmanaj, i cili mbulon rajonet e Pejës e të Gjakovës.

Urimet ndërmjet miqve e familjarëve u bënë pa shtrëngim duarsh si masë mbrojtëse nga virusi që ende nuk i është gjetur ilaçi.

Ama qe një vit krejt ndryshe ishte planifikuar dasma me dhjetëra makina varg e aheng të madh. Madje ishte rezervuar restoranti e këngës do t’ia thoshte cimeri i studimeve të Ilir Osmanajt, kumanovasi Ismet Behxheti.

RonaTyra

12 prilli ishte zgjedhur kastile për ditë dasme, meqë shumica e familjarëve të afërt të nuses e të dhëndrit jetojnë në shtetet evropiane. Data u kushtëzua si mundësi, pasi për shkak të Pashkëve katolike të gjithë mërgimtarët do mund të merrnin udhë drejt Pejës për të kënduar e vallëzuar.

“E pata mendu si një gazmend të madh për tri dasma”, thotë Ilir Osmanaj nga Peja.

Familjarët në Kosovë nuk kishin viza kur djali i madh i Ilirit u martua në Gjermani e vajza në Austri. Kësaj here, gurbetçarët nuk erdhën për shkak të mbylljes së kufijve dhe rrezikut të virusit korona.

Pandemia botërore i shtrëngoi të porsamartuarit të ndërronin edhe destinacionin e muajit të mjaltit, tregon Edona Krasniqi.

“Planifikimet e pushimit i kishim menduar në njërin nga shtetet, Kroaci apo Greqi, duke pretenduar të vizitonim bregdete më pak të fekuentuara nga çiftet kosovare të sapomartuara”, tregon ajo nëpërmjet lidhjes virtuale në Facebook, teksa ndodhet në Rugovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu