MTV Europe Music Awards 2022 mbahet më 13 nëntor në Dusseldorf të Gjermanisë

0
MTV Europe Music Awards 2022 mbahet më 13 nëntor në Dusseldorf të Gjermanisë
Gjigandi

MTV tha të martën se shfaqja e çmimeve do të zhvillohet më 13 nëntor në PSD Bank Dome në Dusseldorf.

Ceremonia e sivjetme do të shënojë herën e gjashtë që Gjermania është mikpritëse e ngjarjes.

MTV EMA nderon artistë nga e gjithë bota. Shfaqja e këtij viti do të transmetohet drejtpërdrejt në MTV në 170 vende.

Next stop for the #MTVEMA‘s ✈️➡️:

Düsseldorf, Germany

RonaTyra

– MTV EMA (@mtvema) May 24, 2022

“Nuk ka asnjë ngjarje tjetër si MTV EMA që lidh audiencën në çdo cep të botës me artistët e tyre të preferuar”, tha në një deklaratë presidenti i rrjeteve ndërkombëtare, studiove dhe transmetimit të Paramount, Raffaele Annecchino.

“Mezi presim të kthehemi në Gjermani për të sjellë së bashku yjet më të mëdhenj të sotëm, për festën më të mirë të muzikës globale”.

Nikoqiri i vitit 2022, interpretuesit dhe të nominuarit nuk janë shpallur ende.

Foto: Getty Images

Shfaqja e çmimeve 2021 u mbajt në Laszlo Papp Budapest Sports Arena në Budapest, Hungari.

Saweetie ka qenë nikoqire e ngjarjes, e cila pati shfaqje nga Ed Sheeran, Maluma, Imagine Dragons dhe artistë të tjerë.

/abc24.al/

Foto: Getty Images

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu