Një drejtues kamioni shqiptar ka shpëtuar mrekullisht pasi mjeti me të cilin e po udhetonte është aksidentuar në një urë, para se të futej në tunel.
Aksidenti ka ndodhur gjatë paradites kur kamioni po udhëtonte drejt Savonës, dhe siç e shikoni në foto, kamioni pasi ka humbur kontrollin është përplasur me parmakët e rrugës.
Kabina e automjetit ka përfunduar jashtë ure duke mbetur në ajër, ndërsa koka e trajlerit ka përfunduar 40 metra në greminë.
Menjëherë ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës. Në mënyrë të pabesueshme, shoferi ishte plotësisht i padëmtuar. Ai doli me këmbët e veta nga kabina. Ai u transportua me autoambulancë në spital për një kontroll të detajuar.
Policia bllokoi trafikun në autostradën midis Altare dhe Savonas për ta rihapur vetëm pasdite.