Mozzik dhe Getinjo thumbojne hapur reperin shqiptar – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Dy vëllezërit Mozzik dhe Getinjo ishin të ftuar në puntatën e fundit të “Shiko kush luan” me Luana Vjollcën, ku janë vënë përballë lojrave e sfidave të ndryshme së bashku me të ftuarit e tjerë. Ndër të tjera, Mozzik foli edhe për ish-partneren e tij, Loredanën, për të cilën tregoi se ishte e vetmja femër me të cilën kishte pasur një lidhje serioze. Gjatë sfidës “Paintball”, Getinjo dhe Mozzik u vunë përballë një pyetjeje të sikletshme. Atyre iu kërkua të tregonin emrin e personazhit shqiptar, për të cilin mendonin se ishte bërë i famshëm falë tyre. Kështu, ata qëlluan mbi foton e reperit Fero, i cili dikur ishte anëtar i “On Records” ku Mozzik dhe Getinjo bënin pjesë. Me këtë, dy reperët i hodhën një thumb Feros i cili ende nuk ka reaguar pas kësaj deklarate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu