Mourinho: Do ta thyej distancimin social për të përqafuar Ancelottin

0
Gjigandi

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, tha se është i përgatitur t’i thyejë rregullat e distancimit social vetëm që të përqafojë kolegun e vet tek Evertoni, Carlo Ancelotti. Dy skuadrat e tyre do të përplasen të hënën në Premier League. Portugezi nuk i kurseu lëvdatat ndaj homologut italian para ndeshjes:

“Unë mendoj se të gjithë në futboll e admirojnë Carlo si trajner dhe si person. Nëse ju nuk e njihni si person, të paktën e njihni si trajner. Më pëlqen shumë si njeri, dua ta them qartë këtë, por është edhe një nga trajnerët më të mirë në botë në dy dekadat e fundit dhe natyrisht tani. Unë mendoj se është privilegj për Premier League, që riktheu Carlo. është një privilegj për Everton, që ta ketë atë trajner.

Si person, unë kam pasur privilegjin ta njoh prej disa vitesh. Kam qëndruar me të disa herë, në takimet e UEFA-s apo raste të tjera të ndryshme. Thjesht e dua Carlo. Unë mendoj se është një njeri fantastik, prandaj do ta thyej rregullin e distancës prej një metri dhe do ta përqafoj, sepse më pëlqen shumë Carlo”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu