MotoGP, Marquez fiton në Sachsenring

0
1088

Marc Marquez triumfon në Cmimin e Madh të Gjermanisë në Moto GP dhe shkëputet akoma edhe më tepër ndaj Lorenzos dhe Rossit në krye të klasifikimit të përgjithshëm.

Piloti spanjoll fitoi një garë të cuditshme që u kushtëzua nga kushtet e motit sepse pista fillimisht ishte e lagur ndërsa me kalimin e xhirove u tha plotësisht.

Podiumi në Sachsenring u kompletua nga Cal Crutchlow me Honda dhe Andrea Dovizioso me Ducati. Vendi i 4-t i takoi britanikut Scott Redding, ndërsa pasi tij u pozicionuan, Andrea Iannone e Daniel Pedrosa. Zhgënjeu Valentino Rossi që u rendit vetëm i 8-ti, ndërsa shumë më keq shkuan gjërat për Jorge Lorenzon që e mbylli garën e Gjermanisë në vendin e 15-të.

Në Sachsenring Marquez përvec se zhvilloi një garë fantastike pasi u nis nga pole-position, zgjodhi edhe strategjinë më të mirë duke fituar kështu pikë të rëndësishme në garën për titullin kampion.

Gaboi totalisht në strategji Valentino Rossi me Doktorin që hyri në bokse shumë vonë për të vendosur gomat e thata duke e mbyllur garën vetëm i 8-ti. Që Yamaha do të ishte në vështirësi serioze në Sachsenring kjo kuptua që përpara garës por që Lorenzo dhe Rossi të paraqiteshin kaq dobët ishte një surprizë sidomos për Repsol Hondan dhe Marc Marquez-in që përfituan në maksimum nga ky fakt.

Pas Cmimit të Madh të Gjermanisë, diferenca në klasfikimin e përgjithshëm mes Marquez që kryeson dhe Lorenzos që pozicionohet i dyti ka shkuar në 48 pikë./Abc24.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here