Moto Gp, shiu anullon provat, pole-position për Vinales

[ad_1]

Reshjet e dendura të shiut bëhen pengesë për zhvillimin e provave të para zyrtare të këtij sezoni në Moto GP. Në Losail në Katar, komisarët e garës anulluan kualifikueset që ishin në program ditën e shtunë në të gjitha kategoritë e garave me motorë pasi pista ishte përmbytur nga uji. Në këtë mënyrë në garën e kësaj të Diele rradha e nisjes do të jetë me të njëjtën renditje që pilotët u pozicionuan në provat e lira. Debutim më të mirë për Maverick Vinales me Yamahan nuk mund të kishte. Piloti spanjoll do ta nisë nga pole-position aventurën e tij me skuadrën japoneze, pasi në provat e lira të ditës së Enjte ishte pikërisht Vinales ai që regjistroi kohën më të shpejtë, 1 minutë 54 sekonda e 316-të të mijtat. Nga vendi i dytë do ta startojë garën Andrea Iannone, piloti italian i cili këtë sezon militon te skuadra e Suzukit.

Vetëm vendi i 3-të për kampionin në fuqi të Botës, Marc Marquez që realizoi një kohë të mirë në provat e lira por ende poshtë pritshmërive. Në rradhën e dytë të nisjes surpriza e vërtetë është Zarco, piloti i Yamaha Tec 3 i cili do të niset i 4-ti, i ndjekur nga Dovizioso dhe Redding. Rrada e tretë e nisjes në garën e Cmimit të Madh të Katarit përbëhet nga emra të tillë si Pedrosa, Folger e Cal Crutchlow. Dy zhgënjimet e mëdha në këto prova janë Valentino Rossi dhe Jorge Lorenzo. Doktori dhe piloti spanjoll duhet të vuajnë paraqitjen jo të mirë në provat e lira teksa do ta nisin garën respektivisht nga pozicionet 10 dhe 12.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *