Moto GP, anulohet Çmimi i Madh i Italisë

0
Gjigandi

Ishte paraparë të zhvillohej me 31 Mars, por që u shtye për shkak të koronavirusit.

Kur u mendua se tani ekzistojnë të gjitha kushtet për zhvillimin e saj, drejtuesit e garës kanë marrë vendim që kjo garë të anulohet tërësisht.

“Përkundër përpjekjeve tona për të gjetur një zgjidhje, pamundësia e organizimit të një ngjarje të hapur për tifozët dhe vështirësitë që lidhen me këtë situatë të jashtëzakonshme, do të thonin që ne nuk mund të gjenim një datë të re për Çmimin e Madh të Italisë”, tha Paolo Poli, president i qarkut Mugello, vend që kishte përgjegjësinë e të organizuarit të garës në fjalë.

Mugello u konfirmua si pistë e Moto GP për herë të parë në vitin 1976, teksa 15 vite më vonë u bë e përhershme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu