Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten grumbullim i vranësirave duke gjeneruar shira konvektivë, në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit.
Sipas Meteoalb, parashikohet që mbrëmja dhe nata të ri-sjellin kthjellimet në territor.
Temperaturat e ajrit do të mbeten sërish të larta në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.
Republika e Kosovës
Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës duke rrezikuar mini-stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu, herë pas here të shoqëruar me erë të fortë dhe shkarkesa elektrike. Orët e pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit.
Maqedonia e Veriut
Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëve të para të ditës por pas- mesdite dhe pasditja rrezikohen nga shira në pjesën më të madhe të MV por shirat do të jenë të përkohshëm. Parashikohet që gjatë natës kthjellimet të jenë sërish prezente pothuajse në të gjithë MV.
Rajoni dhe Europa
Pjesërisht, rajoni i Ballkanit dhe Evropa Qendrore do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu dhe mini stuhi breshëri. Po ashtu, me vranësira të shumta dhe reshje të dendura shiu karakterizohen ishujt Britanikë dhe rajoni i Balltikut. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Evropian mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.