“Morëm pjesë në protestë si qytetarë”/ Xhixho: Kemi propozuar ndërtimin e një rafinerie

0
“Morëm pjesë në protestë si qytetarë”/ Xhixho: Kemi propozuar ndërtimin e një rafinerie
Gjigandi

Deputetja e LSI, Erisa Xhixho ka komentuar protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.

Në studion e 7 pa 5 në Vizion Plus, Xhixho u shpreh se qytetarët morën një arrogancë nga qeveria dhe jo një zgjidhje për problemin që i shqetëson. Ajo theksoi se edhe deputetët e LSI kanë qenë pjesë e protestës si qytetarë të thjeshtë.

“Q

ytetarët shqiptarë morën një arrogancë nga qeveria në vend të një zgjidhje prandaj dhe u ngriten në protestë.
Kemi qenë aty si qytetarë dhe në asnjë moment nuk kemi kërkuar protagonizëm. Kemi dëgjuar si deputetë, si qytetarë shqetësimet e qytetarëve. Kemi bërë propozimet tona, heqjen e taksave me iniciativë legjislative

“, tha Xhixho.

RonaTyra

Mes të tjerash ajo theksoi se kanë propozuar ndërtimin e një rafinerie, kosotoje të cilës shkon 100 milionë euro.

“K

emi propozuar ndërtimin e një rafinerie, kosotoja e të cilës shkon 100 milion euro. Do mbulonte 80% të tregut, do të punësonte mbi 1 mijë punonjës dhe nga ana tjetër do të siguronte një rafineri e cila do të ishte në funksion të tregut të brendshëm. Mjafton të ndërpsim pagesat për inceneratorin e Tiranës

“, tha Xhixho.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu