Monacos i mjaftojnë 45 minuta në Strasbourg

10

Skuadra e Monacos ka regjistruar një tjetër fitore në sfidën hapëse të javës së 29, në Ligue 1. Skuadra e Jardim triumfoi 1-3, në transfertën ndaj Strasbourgut, një sfidë ku gjithçka u zhvillua në pjesën e parë.

Jovetiç, Rony Lopes dhe Fabinho shënuan për Monacon, ndërsa Bahoken barazoi përkohësisht rezultatin për vendasit. Skuadra e Monacos, me këtë 3-pikësh, konsolidohet në vendin e dytë të renditjes, me 63 pikë, 7 më tepër se Marseille ndjekëse.

You might also like
Comments