Gjigandi
Ballina Lajme Shqip Momenti i shpërthimit të kontrolluar nga IKMT i pallatit 14-katësh në Durrës

Momenti i shpërthimit të kontrolluar nga IKMT i pallatit 14-katësh në Durrës

0
18

Pallati 14-katësh në Durrës është shembur në mënyrë të kontrolluar pasditen e sotme nga IKMT me 130 kilogramë eksploziv.

Shembja e fuqishme me tritol e një pallati shumëkatësh është dëgjuar në të gjithë Durrësin.

Në orën 16:44 të së shtunës u bë shpërthimi i kontrolluar i pallatit në Durrës. Për të u përdorën 130 kg eksploziv, ndërsa për realizimin e shpërthimit IKMT njoftoi se xhenierët e ushtrisë hapën në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima).

Shpërthimit që shembi pallatin masiv në lagjen 17 të Durrësit, i paraprinë 12 shpërthime disa ditë më parë për dobësimin e strukturës së këtij pallati.

IKMT ka realizuar  12 shpërthime për shembjen e mureve të brendshme të 12 kateve të sipërme të pallatit, që u shemb plotësisht pasditen e së shtunës.
 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu