Modriç: Bayerni dhe Barcelona favorite për Championsin

0
Gjigandi

Në fushë Luka Modriç është një himn i thjeshtësisë, elegancës dhe teknikës. Në librin e jetës së tij, ai tregon historinë e një njeriu të thjeshtë që kaloi shumë peripeci për t’u bërë kampioni që është sot.

Nga lufta te “Topi i Artë” në 27 vite. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ylli kroat i Realit të Madridit rrëfen favoritët për Championsin dhe futbollin e së ardhmes, sigurisht edhe grimca nga jeta e tij.

Faqet më prekëse të librit janë ato që tregoni për gjyshin Luka, i vrarë në fillim të luftës civile në Jugosllavi dhe Lukën e vogël që ishte vetëm 6 vjeç.

Kisha një lidhje të ngushtë me gjyshin tim, i cili më merrte për gjah dhe unë e ndihmoja ndërsa ai çonte bagëtitë në kullotë. Më bënte të ndihesha special. Isha 6 vjeç dhe ishte shumë e vështirë të kuptoje që nuk do ta shihja kurrë më.

Në ato vite Luka i vogël ishte milanist. Në Itali u përfol shumë një transferim te Milani ose Interi. Sa pranë ishit?

RonaTyra

Boban ishte një idhull im dhe babai, kur isha i vogël, më bleu një kostum kuqezi. Ëndërroja të vishja fanellën e Milanit, por kur vjen Reali është vështirë të mendosh të shkosh tjetërkund. Nëse gjërat këtu nuk do të kishin shkuar mirë…

Në librin tuaj për Ronaldon ka komplimente, por edhe kritika që nuk u prezantua në “The Best Fifa Awards 2018”.

Të flasësh për lojtarin më duket banale: është një prej më të mirëve të të gjitha kohërave. Te Reali na mungoi për golat dhe karakterin. Kristiano do gjithnjë të fitojë, na motivonte dhe na bënte të reagonim. Si njeri pastaj është për notën 10. Ka një zemër të madhe, është gjithnjë i gatshëm të ndihmojë kush është në nevojë.

Tani shohim nga e ardhmja. Kush do ta fitojë Champions-in dhe Serinë A?

Në Ligën e Kampioneve shoh mirë PSG-në, edhe pse nuk do të luajë deri në gusht. Pastaj është e lehtë të thuash Barcelona ose Bajerni. Kujdes nga Atletiko e Madridit!

Është natyrisht mes favoriteve kush do të kualifikohet mes Sitit dhe Realit. Për Serinë A Juve është favorite, edhe pse për kompeticionin do të ishte më mirë nëse do ta fitonte Lacio ose Interi.

Ku do të jetë Modriç pas 10 vitesh? Ndoshta trajneri i Kroacisë?

Jam i sigurt se mund të vazhdoj të luaj në nivele të larta edhe për dy vite të tjera, pastaj të shohim. Do të doja ta mbyllja karrierën me Realin, por varet edhe nga klubi. Sigurisht, do të bëj kursin e trajnerit. Kombëtarja për ne është një ndjenjë qiellore, si duke veshur fanellën si lojtar ashtu edhe si trajner do të isha i nderuar.

Si futbollist ju jeni mësuar të kontrolloni lojën. Çfarë futbolli imagjinoni për të ardhmen? Kush do ta dominojë?

Mbape ka gjithçka për ta dominuar skenën, por mendoj se për të bërë atë kapërcimin në kualitet ka nevojë për të shkuar në një kampionat në të cilin skuadra nuk fiton kaq kollaj. Shoh potencial të madh edhe te Vinicius dhe më pëlqejnë De Bryjne dhe Sterling. Sa i përket futbollit, e ardhmja është ajo e shpejtësisë. Shpejtësi në vrapim, në mendim, në vendim. Në nivel të lartë mund të luhet vetëm në këtë mënyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu