Modelja e njohur publikon video duke bërë testin për COVID-19

0
Gjigandi

Chrissy Teigen së fundi ka publikuar një video në Twitter, ku shfaqej duke iu nënshtruar testit për koronavirus.

Modelja deklaroi se këtë test e bëri pasi do t’i nënshtrohet një operacioni në gji për t’i larguar implantet.

“Përshëndetje. Unë postova veten time duke bërë një test për COVID pasi do t’i nënshtrohem një operacioni. Shumë njerëz janë kuriozë, kështu që unë thjesht do ta them këtu: Unë po heq implantet e gjirit. Ato kanë qenë të mira për shumë vite për mua, por thjesht dua të ndihem mirë në rrobat e mia. Pra, mos u shqetësoni për mua! Gjithçka do bëhet mirë. Do të kem akoma gjinj”, përfundoi ajo.

Teigen do t’i nënshtrohet operimit në gji 10 vjet pasi ndërhyri, me qëllimin që të dukej më bukur në bikini.

Chrissy Teigen dhe John Legend janë prindër të dy fëmijëve, Luna dhe Miles.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu