Modeli me enterierin më të pazakontë, lansohet vitin e ardhshëm

0
7

Kompania holandeze Spyker ka befasuar me modelin që ka një enterier të pazakontë, i cili do të lansohet në fund të vitit që vjen.

Në brendësi të modelit D8, do të jetë një objekt që ndanë ulëset në dy pjesë, duke krijuar hapësirë mes shoferit dhe shoqëruesit, si dhe udhëtarëve që ulen pas.

Kjo formë është bërë që në atë pjesë të vendoset makineria, e cila do zë hapësirën e duhur dhe merr ajër direkt nga grilli dhe e nxjerrë jashtë.

Megjithëse ky ndryshim është konsideruar i ekzagjërar, sistemi i punës është pëlqyer shumë dhe enterieri duket mjaftë bukur.

Çfarë bie në sy, është edhe mënyra e hapjes së derës së pasme, për ta bërë daljen e udhëtarit sa më të lehtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here