Modeli i ri i MacBook Pro 13.3, do të jetë laptopi i parë me procesorin e ri nga Apple

0
Gjigandi

Analisti Ming-Chi Kuo sugjeron se laptopi i parë i Apple Mac me procesorin ARM do të jetë një MacBook Pro me 13.3 inç. Kuo beson se prodhimi i këtij modeli do të fillojë gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020, ndërsa MacBook Air me procesorët e rinj do të arrijë pak më vonë – ose në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2021.

Apple më parë pati theksuar se do të lansojë modelin e saj të parë Mac bazuar në procesorët e ARM këtë vit, por nuk dihej se cili model do të ishte i pari që do të implementonte chipset-in e ri.

Sipas Kuo’s, procesorët e rinj gjithashtu mund të zvogëlojnë koston e prodhimit të pajisjeve Mac dhe do të lejojnë kompaninë Apple t’i shesë ato me një çmim më të ulët.

Analisti parashikon që në atë situatë, Apple mund të shesë mes 18 dhe 20 milionë njësi të kompjuterëve Mac gjatë vitit 2021, krahasuar me 14.5 në 15.5 milion sa ka shitur gjatë vitit 2019.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu