Mjetet që përdori Erdogan kundër grushtetit

0
1128

Ky grusht shteti qe një paradoks i madh për presidentin Erdogan. I konsideruar si armiku dhe ndaluesi i rrjeteve sociale ai u detyrua të komunikojë përmes tyre, për të shpëtuar nga tentativa e puçit.

Ndonëse komunikimi në rrjetet sociale mbrëmë ishte kufizuar në Turqi, Presidenti, Recep Tayip Erdogan, përmes rrjetit social Facebook i është drejtuar popullit dhe përkrahësve të tij.

Në dy shkrimet e publikuara mbrëmë në Facebook ai ka marr mbështetje të madhe nga populli, por edhe është kritikuar shumë.

Fillimisht ai iu drejtua njerëzve me një mesazh telefonik në Facetime gjë që rriti dyshimet për izolimin e tij.

Kjo ishte periudha rreth orës 1 të mëngjesit kur u përhapën fjalët për një arratisje të tij drejt Gjermanisë, Italisë , apo Londrës.

 

Sot kuptohet se të gjitha kanë qenë spekulime pasi në mediat gjermane nuk ka pasur asnjë njoftim të tillë.

Madje nuk ka qenë aspak i vërtetë as lajmi i bujshëm se Gjermani nuk i kish dhënë të drejtën e uljes avionit të Erdoganit.

Por nga pika e panjohur ku gjendej (Misterin e shtonte edhe më shumë fakti se prej disa ditësh Erdogan nuk shfaqej në TV-të turke) presidenti turk iu drejtua me dy mesazhe në Facebook ndjekësve të tij.

“Kjo është një përpjekje kundër vullnetit kombëtar. Ne të qëndrojnë të bashkuar për demokraci, deri në frymën tonë të fundit. Unë e ftoj popullin që të dal në sheshet e vendit”, ka shkruar Edrogan në njërin postim.

Ndërsa, postimi tjetër: “Ju ftojë të gjithëve të dilni në aeroport për të treguar se jemi për demokraci”.

Rexhep Tayp Erdogan zbriti në aeroportin Ataturk të Stambollit në agim pas dështimit të grushtit të shtetit fillimit të transmetimeve të televizionit publik dhe rimarrjes së parlamentit.

Por nga ky puç i dështuar do të mbahet mend fakti se si armiku më i madh i rrjeteve sociale, u shndërrua në përdorues të tyre, në ditëm më të vështirë të jetës së tij politike.

fb1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here