Mjeku i njohur: Nuk presim ulje drastike të rasteve me COVID-19, me rëndësi në këtë fazë gjurmimi. Sërish në izolim? S’kemi indicie

0
Gjigandi

Andi Koraqi, shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT, njëkohësisht dhe anëtar i grupit të ekspertëve anti-covid deklaroi se me rritjen e rasteve të infektimeve nga virusi, është shtuar dhe numri i testimeve.

Në një intervistë për ‘News24’ ai tha se nuk pritet që numri i të prekurve të ulet drastikisht, ndërsa tha se shtoi se në situatën që jemi, nuk rrezikojmë të kthehemi në karantinë. Sipas Koraqit, në këtë fazë është me rëndësi gjurmimi i rasteve, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimeve.

“Në këtë periudhë numri i testimeve është rritur. Për shkak se gjatë daljes nga karantina, pasi për shkak të rritjes së numrit të rasteve. Në këtë moment është gjurmimi i këtyre vatrave dhe izolimi i tyre. Testimi bëhet në bazë të gjurmimit epidemiologjik. Çdo njeri që ka një lidhje epidemologjike me një person të prekur nga koronavirusi, është i dyshuar.”,- tha ai.

Mes të tjerash mjeku i njohur pohoi se Tirana dhe Shkodra mbeten dy vatrat më të mëdha të rasteve me COVID-19.

“Tirana dhe Shkodra janë dy vatrat më të mëdha. Epiqendrat sigurisht janë qytetet që kanë banorë me shumë. E rëndësishme është që të rrimë në këtë nivel, mos të kemi rritje të shpeshtuar. Por nuk pritet që të kemi ulje drastike, për shkak të hapjes. Qëllimi është që kurba e shifrave të rrijë në këto nivele. Ka disa skenarë të parapërgatitur duke matur apo duke parë indikatorët e ndryshëm, siç është numri i rasteve të reja. Ndaj kalohet në skenar të ndryshëm. Janë të përgatitura, të gatshme. Konsistojnë në një sërë masash, dhe nuk është e nevojshme që të kalojë në skenar pas skenari. Ka të bëjë me shtim të spitalit, dhe shtim të shërbimeve. Janë skenarë të përgatitur dhe Komiteti është organ këshillimor. Mbas karantinës ishte një numë i vogël i personave të prekur nga COVID, dhe u krijua ideja se COVID-19 iku dhe se ishim të lirë. Kjo është mendësi e gabuar. Rritja e kontakteve pas hapjes, bëri që numri i të prekurve nga COVID-19 u rrit. Për momentin që shohim se është ulur dhe mosha mesatare e të prekurve. Duhet të ketë kujdes me plazhin, dhe me pishinat. Për ujin e detit, jo se mund të jetë i rrezikshme, pasi prezenca e COVID-19 është e vogël, por duhet të respektohen masat. Studimet e deritanishme nuk tregojnë se ke një imunitet të përhershëm. Ato janë sezonale, si gripi. Mund të prekesh sa herë vjen sezoni. Skenarët kanë një algoritëm dhe është e pamundur që t’i mbajë mend. E rëndësishme është se nuk parashikohet apo ka indikacione për të pasur mbyllje.”,- pohoi Koraqi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu