Mitsotakis telefonon Erdogan/ Greqia dhe Turqia diskutojnë për pandeminë, por jo edhe çështjet politike

0
Gjigandi

Në një moment kur marrëdhëniet greko-turke ndodhen ne kulmin e tensionit mes dy vendeve , kryesisht për shkak të pretendimeve për kufirin detar , pasditen e së premtes kryeministri grek Mitsotakis ka pasur një bisedë telefonike me presidentin turk Erdogan .

Sipas zyrës së kryeministrit grek dy liderët kanë diskutuar për problemet që ka shkaktuar pandemia dhe përpjekjet për përballimin e saj si dhe për problemet në lidhje me hapjen e kufijve dhe rifillimin e fluksit të turistëve.
Mbi të gjitha Mitsotakis dhe Erdogan, biseda e të cilëve është mbyllur gjatë përpjekjeve diplomatike nga të dy palët, kanë rënë dakord të mbajnë hapur urat e komunikimit .
Athina kërkon që të ulet tensioni i krijuar mes fqinjëve i cili është përshkallëzuar kohët e fundit në një nivel të rrezikshëm, por edhe në një mënyrë që sipas saj, provokimet e Ankarasë të mos mbeten pa përgjigje.
Gjithashtu biseda mes tyre vjen vetëm disa orë pas vizitës që ka bërë në kufirin mes dy vendeve i ngarkuar i BE për politikën e Jashtme Josep Borel , i cili çoi një mesazh të qartë drejt Ankarasë duke mbrojtur pozicionimet e Athinës në lidhje me të drejtat e sovranitetit grek në Egje dhe Mesdheun Lindor.
Qeveria turke ka shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me deklaratat e zyrtarit të lartë europian , por edhe me lëvizjet diplomatike të Athinës, sidomos me bisedën e kryeministrit Mitsotakis me presidentit francez Makron, i cili edhe një herë ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj akteve të Turqisë në pretendimet e saj detare ndaj fqinjëve.
Eshtë hera e parë që Erdogan dhe Mitsotakis bisedojnë me anë të telefonit pas 24 janarit të këtij viti, kur një termet i fuqishëm goditi Turqinë dhe pala greke ofroi ndihmën e saj.
Por edhe në këtë bisede nuk është guxuar siç thonë mediat greke , që të preken çështjet e nxehta për të cilat dy fqinjët shpeshherë kanë mbërritur prej mesit të marsit , në pikën kulmore të një konflikti që do te kishte pasoja të paparashikueshme për të gjithë.
Siç dihet Ankaraja i ka ngritur shume tonet duke pretenduar kufij detare dhe kërkime për gjetjen e gazit natyror , në ato zona të Mesdheut dhe Egjeut Lindor për të cilat pala greke thotë sa janë brenda Zonës Ekskluzive Ekonomike të saj./A.M/

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu