Misteri i varrit 500-vjeçar, fëmijët varroseshin bashkë dhe gojën ia mbushnin me monedha

0
Gjigandi

Punëtorët e ndërtimit në Poloni kanë zbuluar një varr masiv 500-vjeçar dhe në brendësi të saj gjetën mbetjet e mbi 100 fëmijëve. Plot 115 kufoma u zbuluan nga arkeologët në jug të vendit dhe në gojën e tyre ata gjetën një sasi të konsiderueshme monedhash.

Sipas arkeologëve, ky varr mendohet se daton në fund të shekullit të 16-të. Varrezat u zbuluan në një vend afër qytetit Nisko në provincën Podkarpackie, ku ndërtuesit po pastronin një pyll për autostradën e re të Polonisë S19, që do të shtrihet nga Greqia në Lituani.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu