Mirë se vjen në Shqipëri!

36

Faleminderit që vjen në perlën e përdhunuar politikisht.Kishe dëgjuar shumë histori për këtë vend por kjo që do të të rrëfej është realitet.

Pra, mirë se vjen në Shqipëri, ne vendim tim për ujin e të cilit paguaj më shtrenjtë se sa ti dhe e përfitoj këtë shërbim me orar.

Mirë se vjen në Shqipëri, në Shqipërinë që në emër të zhvillimit shemb identitete kombëtare për të ndërtuar kulla që do të qëndrojnë bosh për një kohë të gjatë se nuk e dimë nëse jemi a sjemi 2.8 milion sot në gusht 2018.

Mirë se vjen në Shqipëri, pasi me kursimet e tua do të kem mundësi të paguaj edhe taksën e shkollës që ma merr bashkia, për të rilindur e rindërtuar shkolla, që nuk po i shoh kurrëkund.

Mirë se vjen në Shqipëri, vendin që nuk zgjodha ta braktis kurrë, vend i cili më takson si miliarderin edhe mua të riun që do të ec përpara.

Mirë se vjen në Shqipëri, Shqipërinë e PPP-ve , ku shteti hyn garant për kreditë që merr biznesi nga ata zgjedhur, për të ndërtuar vepra që do të duhet ti paguajmë. E nëse biznedi nuk i paguan, do të duhet ti ripaguajmë se shteti hyri garant.

Mirë se vjen në Shqipëri, në Shqipërinë e rrugëve të bicikletave me Sharing*, ku për hatër të hollandezit që na i merr paratë nga aplikacioni dhe me siguri nuk shkojnë ato para në bankë vendase por në Hollandë, ndërtojmë në ato pak rruge, me taksat tona, korsi të veçanta, duke bllokuar hyrjen në biznese, se ashtu kryetari mendon se zhvillohet qyteti, e pastrohet Tirana, paçshkas se janë dhënë 800 leje ndërtimi.

Mirë se vjen në Shqipëri, po më mirë mos hajde të qeshësh me ne fukarenjtë. Mos hajde se do të të tregoj edhe më shumë…do merohesh, do të thoshte e ndjera ime gjyshe. As unë nuk do shkoja në asnjë shtet me politikë të tillë.

Mos hajde deri sa të reflektojmë. Mos hajde deri sa të na mbarojë dhe palca e fundit se mbase atëherë ndërgjegjësohemi, mbase kur ta kemi rregulluar e ndërgjegjësuar vetvehten do të të ftojmë, se atëherë Shqipëria do të mirëpres, jo me fytyra të ngrysura, por krenar që ja dolëm.

Mos hajde, politikanët Shqiptar nuk na duan.
Nuk ju duan as ju.

Mos hajde se ne shitemi për një rrogë. Shesim edhe familjen jo vetëm b*thën.

Mos hajde, deri sa të vijë dita e madhe!

You might also like
Comments