Miratimi i ligjit për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve, Meta: Kuvendi i hoqi kompetencat presidentit

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta në një komunikim me gazetarët deklaroi se me miratimin e ligjit për disa ndryshime në statusin e Gjyqtarëve dhe prokurorëve i hiqen të drejtat dhe kompetencat presidentit.

“Dua të tërheq vëmendjen për dy akte të Kuvendit dje, që njëri ishte shumë pozitiv dhe shumë negativ. Dekreti për ligjin e betimit të gjyqtarëve kushtetues, është firmosur në 2 mars para popullit. Dje Kuvendit tregoi se i bindet popullit dhe mori mesazhin nga qytetarët. Po ashtu dhe Venecia foli qartë se Presidenti ka pasur të drejtë.
Por dje Kuvendi u soll shumë ndryshe për ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kuvendi dje preku në mënyrë të pabesë ligjet e Reformës në Drejtësi. Kuvendi i hoq të drejtën Presidentit për tu betuar tek President dhe anëtarëve të SPAK. Kuvendi një partiak i ndau dje gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në tre kategori. Me këtë ligj është cënuar integriteti i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Po kështu Parlamenti një partiak ka ndarë në dy pjesë dhe anëtarët e SPAK”, tha Meta.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu