Ministrja Spiropali: Rama e meriton një mandat të tretë!

0
Gjigandi

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, ka folur për emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo në Report Tv për largimet para zgjedhjeve në qeveri. Spiropali është përgjigjur edhe për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku tha se ka patur një shtyrje të datës për shkak të pandemisë dhe me shumë mundësi asambleja mund të mblidhet online.”Ka patur një ngërç për shkak të pandemisë. Janë 200 anëtarë që duhet të ulen dhe të dëgjojnë. Ne mendojmë se do ishte më mirë që të bëhej. Janë më shumë procedura formale. Kemi më shumë se një vit që po riorganizojmë figurat”, tha Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin.

Gjithashtu Spiropali deklaron se kryeministri Rama e meriton edhe një mandat të tretë, pasi sipas saj opozita nuk është e aftë të drejtojë as qeverisjen lokale. “Partia Socialiste meriton një mandat të tretë. Edi Rama meriton të jetë kryeministër edhe një herë tjetër.Opozita nuk di të punojë qoftë në nivelin lokal. Kemi dhënë provat si në bashkinë Kamëz, që qytetet kanë rilindur sërish. Në qeverisjen lokale ata bashkitë nuk i ndërtojnë, por i pushtojnë.Bashkitë përdoreshin si mish për top në fushatën e ç’thurur elektorale” tha ndër të tjera Spiropali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu