Milot-Fier projekt abuziv, Spaho: Është autostradë fushore dhe ka dyfishin e kostos së Rrugës së Kombit

0
Gjigandi

Në një intervistë për ”Ora News”, nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho tha se projekti i rrugës Milot-Fier, ka dyfishin e kostos së Rrugës së Kombit, për shkak se është autostradë fushore, dhe gjysma e saj është në trasenë ekzistuese.

Sipas tij, ky  projekti i rrugës Milot-Fier është abuziv dhe grabitës, pasi 1 kilometër rrugë do kushtojë përafërsisht 20 milion euro.

Edmond Spaho: ”Nuk është aq sa kushtoi rruga e kombit. Po të shikosh kilometrat, veprat e artit, tunelet dhe urat që janë ndërtuar, ka dyfishin e kostos së Rrugës së Kombit. Është një tjetër rast abuziv i shpërdorimit në mënyrë skandaloze të fondeve të buxhetit të shtetit. Kushton 1 kilometër rrugë, përafërisht 20 milion euro. Në kushtet kur është një autostradë fushore, dhe gjysma e saj është në transenë ekzistuese, pra nuk do të ndërtohet trase e re. Për të gjitha këto, projekti është thellësisht abuzivist, grabitës mund ta quash, për kushtet në të cilat ndodhet ekonomia shqiptare, pasi vuan për të siguruar fonde, për shkak të tërmetit, pandemisë por edhe keqqeverisjes. Ne sot ndodhemi në reçension, ne prokurojmë vepra me një kosto të tillë ku nuk e gjejmë në asnjë vend të Europës.”

Intervistoi në studio Sebastian Zonja, përgatiti për online Renato Çaushi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu