Milani tenton Mertens, por Interi thuajse ka kryer! Detajet

0
Gjigandi

Milani po tenton Dries Mertens që nuk ka rinovuar me Napolin dhe nuk ka ndër mend ta bëjë. Por, Interi duket se është në avantazh pasi ka nisur prej kohësh bidesimet me futbollistin belg, që ka shprehur edhe dëshirën për të luajtur me zikaltërit.

Marotta është treguar më i shkathët në këtë drejtim dhe i ka telefonuar agjentit të futbollistit që në fillim të vitit për të studjuar këtë pistë. Mertens pritet të ketë një kontratë prej 3 vitesh me Interin dhe një rrogë rreth 3.5 mln euro dhe bonuse të ndryshme.

Milani, që sipas “Tuttosport” u kujtua vonë, po përpiqet t’i ndryshojë mendje por në këtë pikë duket e pamundur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu