Milani me telegram ngushëllimi për familjen e legjendës së Interit që ndërroi jetë sot, Mario Corso

0
Gjigandi

Sot në orët e para të ditës ndërroi jetë legjenda e Interit, Mario Corso.

Corso, ishte pjesë e zikaltërve nga viti 1957 deri më 1973, ndërsa vdiq pak kohë pa i mbushur 79 vjetë.

Interi në rrjetin social “Twitter” lajmëroi për vdekjen e tij, ndërsa nuk ka shkuar shumë dhe ka ardhur edhe reagimi i Rossonerëve.

Rivali i neroaxurëve, Milani, poashtu i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, duke shkruar:

“AC Milan dëshiron t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Mario Corsos, një kundërshtari fenomenal dhe të këndshëm, i cili ndërroi jetë sot në moshën 78 vjeçare”, thuhet tutje në komunikatë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu