Milani e largoi pa u menduar gjatë, Piatek bëhet lojtar stoli edhe te Hertha!

0
Gjigandi

Çfarë po ndodh me Piatek? Pistoleta polake, ai futbollist të cilin Gattuso e quajti si “terminator” dhe si një robot që vetëm shënonte sa herë prekte topin, duket se ka mbetur thejsht një kujtim i bukur ose meteor, të paktën tani!

Pas një gjysmë sezoni te Milani ku tregoi vlerat dhe shënonte në çdo ndeshje, duke vijuar ritmin e çmendur që kishte nisur në vitin e parë në Serie A te Genoa (30 gola sezonin e shkuar) ndodhi e papritura e madhe… Piatek nuk shënon më, por jo vetëm kaq, por ashtu si te kuqezinjtë, edhe te Hertha Berlin, që pagoi 28 mln euro për kartonin e tij, është kthyer në rezervë…

Ndaj Leipzig, sot në Bundesliga, bëhet ndeshja e tretë radhazi që polaku e nis nga stoli dhe ka humbur vendin e titullarit…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu