Milani blen mesfushorin belg

0
Gjigandi

Mesfushorit belg Alexis Saelemaekers i kanë mjaftuar vetëm 92 minuta në fushën e lojës, për të bindur Milanin të paguajë 7 milionë euro për të blerë përfundimisht kartonin e tij nga skuadra e Anderlechtit.

I ardhur në janar me formulën e huazimit për 3.5 milionë euro, me të drejtë blerjeje për 7 milionë euro në total, futbollisti 25-vjeçar është bërë përfundimisht pjesë e kuqezinjve, të cilët kanë paguar sot edhe 3.5 milionë euro të tjera te klubi belg.

Alexis Saelemaekers ka luajtur vetëm 6 ndeshje me Milanin që prej muajit janar, 4 herë në kampionat dhe 2 herë Kupën e Italisë, për një total prej 92 minutash, të cilat kanë mjaftuar për të bindur drejtuesit e klubit, të ushtrojnë të drejtën e blerjes.

Tani mesfushori 21-vjeçar do të jetë pjesë e Milanit deri në verën e 2024-ës, ndërsa fakti që bëhet fjalë për një futbollist të ri, të talentuar dhe me pagë të ulët, ka bindur kuqezinjtë të investojnë për blerjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu