“Milan? Dua të kem pushtet, paratë nuk janë problem”, Rangnick prish heshtjen!

0
Gjigandi

Ralf Rangnick, një emër që po qarkullon te Milani prej tashmë fillimit të vitit dhe që kur Boban lëshoi edhe bombën në intervistën e tij për Gazzetta dello Sport…

Personazhi misterioz, i zgjedhur nga Gazidis për revolucionin te Milani, deri tani është fshehur me deklarata që mohojnë gjithçka. Në intervistën  dhënë për Mitteldeutsche Zeitung, ka sqaruar:

“Ka pasur një interesim të Milanit, por me koronavirusin ka pasur gjëra të tjera për të konsideruar, përveç se të mendohet nëse Ralf Rangnick është njeriu i duhur për ata apo anasjelltas”.

Njeriu i Red Bull ka shpjeguar se çfarë e pret nga eksperienca e ardhshme e karrierës, duke përjashtuar mundësinë që të merret me çështje financiare. “Varet nga klubi, por nuk jam i interesuar për aspektin financiar. Për mua lidhet me ndikimin, që nuk ka të bëjë me pushtetin, edhe pse e kam të nevojshme në momente të caktuara për të udhëhequr disa ide dhe mendime. Mbaj mend ditët e para te Leipzig: nuk kishte fizioterapistë, doktorë të duhur, asnjë trajner. Duhen vendime të shpejta: në fillim mora Alex Zorniger, më pas shkova te Leizpig dhe mora dy fizioterapistë dhe dy doktorë në 5 orë. Ja mënyra se si veproj unë dhe dua të më lejohet..”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu