Mike Pompeo “harron” pandeminë! Kujtohet për të kur zyrtarët refuzojnë t’i zgjasin dorën (FOTO)

0
Gjigandi

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ndodhet në një vizitë disaditore në Danimarkë.

Ai është duke zhvilluar disa takime politike dhe i është kërkuar që të takojë disa zyrtarë të lartë të shtetit. Por ajo që ka shkaktuar mjaft reagime në rrjet, është refuzimi i zyrtarëve danez për t’i zgjatur dorën Pompeo-t. Shkaku kuptohet, pandemia COVID-19!
Pompeo shfaqet i buzëqeshur duke iu afruar ministrit të Jashtëm danez, Jepe Kofod dhe në një moment në shenjë nderimi, i drejton dorën atij. Ky veprim hasi refuzimin e Kofod, i cili kërkoi që të përshëndeteshin me bërryl.
Media “Washington Post” e ka cilësuar këtë incident si “një valle të çuditshme diplomatike”, duke shtuar se e gjithë skena ishte vërtetë e pakëndshme.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu