Mijëra trupa të NATO-s në lindje të Evropës, Peleshi: Aleanca dhe forcat shqiptare të përgatitur …

0
Mijëra trupa të NATO-s në lindje të Evropës, Peleshi: Aleanca dhe forcat shqiptare të përgatitur …
Gjigandi

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi njoftoi sot se grup-batalionet e NATO-s ku shërbejnë edhe trupat shqiptare janë të përgatitur të parandalojnë çdo kërcënim.

Duke publikuar një foto ku tregohet prezenca e trupave të Aleancës në kufij me Rusinë dhe Ukrainën, Peleshi u shpreh se NATO është një aleancë mbrojtëse dhe vendet aleate kanë vendosur mijëra trupa, qindra avionë, anije dhe pajisje për të siguruar krahun lindor të Aleancës.

“Grup-batalionet e NATO-s ku shërbejnë edhe trupat tanë janë të përgatitur të parandalojnë çdo kërcënim, nga kushdo, ndërkohë që Shqipëria mbetet e gatshme të shtojë kontributin e saj, kudo dhe kurdo i kërkohet”, ka thënë Peleshi.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu