Metoda e përgatitjes së kafes mund të pengojë sulmet e zemrës dhe rrisë jetëgjatësinë

0
Gjigandi

Kafeja nuk është e mirë vetëm për shëndetin, ajo mund të zgjasë edhe jetën tuaj, por vetëm nëse e përgatitni atë me një filtër, sipas një studimi të ri të botuar të Mërkurën në Revistën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese.

“Kafeja e pa filtruar përmban substanca që rrisin kolesterolin në gjak. Përdorimi i një filtri heq këto dhe pengon sulmin e zemrës apo vdekjen e parakohshme”, shprehet autori i studimit Dag Thelle, një profesor në departamentin e shëndetit publik të Universitetit të Gothenburg, Suedi .

“Studimi ynë ofron prova të forta dhe bindëse për një lidhje midis metodave të përgatitjes së kafesë, sulmeve në zemër dhe jetëgjatësisë,” tha Thelle.

“Kafeja e pa filtruar, si kafeja greke dhe ajo turke, e cila është zier, përmban sasi më të larta kafestol dhe kahweol, kimikate që gjenden në edhe në pikat e naftës”, tha dietologia Lisa Drayer, një kontribuese e shëndetit dhe ushqimit për CNN.

“Studimet kanë treguar se këto substanca mund të rrisin nivelin e triglicerideve dhe nivelet e kolesterolit LDL, prandaj kafeja e filtruar ndihmon në bllokimin e këtyre kimikateve”, u shpreh Drayer.

RonaTyra

Pirja e kafesë së filtruar më e mirë për shëndetin

Studimi i ri përfshiu mbi gjysmë milioni burra dhe gra norvegjezë të shëndetshëm midis moshës 20 dhe 79 vjeç për një periudhë 20-vjeçare.

Rezultatet treguan se pirja e kafesë së zier ose të shtypur pa filtër ngriti rrezikun e vdekjes tek burrat e moshës 60 vjeç e lart.

Nga studimi u zbulua se pirja e kafes së filtruar kishte ulur 15% të vdekjeve që ndodhnin pa asnjë shkak, 12% të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaksulare, 20% të vdekjeve nga sëmundjet e zemrës tek gratë.

Në fakt, studimi zbuloi se ata që pinin nga një deri në katër gota kafe të filtruar në ditë kishin nivelin më të ulët të vdekshmërisë.

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, kafeja e filtruar mund të mprehë fokusin tuaj mendor, të forcojë gjendjen shpirtërore dhe të përmirësojë performancën gjatë ushtrimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu