Meta takon Ansi Agollin: Mirënjohje për përkushtimin në 73 ndeshjet e luajtura me Kombëtaren dhe arritjet e saj historike.

23

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me futbollistin e Kombëtares Ansi Agolli, i cili luan edhe me ekipin e Karabakut në Azerbajxhan.

Meta i ka shprehur mirënjohje futbollistit për arritjet dhe përkushtimin e tij në 73 ndeshjet e luajtura me Kombëtaren shqiptare dhe sfidat e futbollit tonë.

“Kënaqësi të prisja sot Ansi Agollin e të flisnim për Botërorin që kaloi dhe sfidat e futbollit tonë. Mirënjohje për përkushtimin e tij në 73 ndeshjet e luajtura për Kombëtaren tonë dhe arritjet e saj historike. I urova suksese për të ardhmen kampionit të Azerbajxhanit por jo kundër Kukësit. 😀”- shkruan Presidenti Meta në Facebook.

You might also like
Comments